AKTUALITET
Tentoi të kalonte çantën me 220 mijë euro jashtë vendit, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit, pasi tentoi të nxirrte jashtë vendit mbi 220 mijë euro të dyshuara si produkt i veprimtarive kriminale në një çante shpine.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”, duke vënë në pranga Mariglen Daiun, rezident në Itali.
Atij iu gjetën në çantën e shpinës 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave