Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTërmeti me epiqendër në Klos, 22 shtëpi kanë pësuar dëmtime

Tërmeti me epiqendër në Klos, 22 shtëpi kanë pësuar dëmtime

Paraditen e së hënës, Shtabi i Emergjencave u mblodh në Klos, pas tërmetit të së dielës. Nga raportimet e grupeve në terren janë konstatuar të dëmtuara 8 shtëpi në njësinë Xibër, 2 shtëpi në njësinë Gurrë dhe 12 shtëpi në bashkinë Klos dhe fshatrat e tjerë. Pas tërmetit 4.7 rihter, përgjatë gjithë natës ka patur edhe 8 pasgoditje. Ato kanë qenë me intensitet më të ulët.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët. Një pjesë e qytetarëve të kryeqyetit e kanë kaluar natën jashtë, për shkak të panikut.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME