Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËThekët, elementi kyç për modën e kësaj vere!

Thekët, elementi kyç për modën e kësaj vere!

Moti pranveror/veror sjell gjithmonë me vete një rifreskim të gardërobës

Ikin tonet neutrale të shurdhër të dimrit dhe vjeshtës. Në vend të kësaj, ato janë zëvendësuar me ngjyra, printime dhe nëse keni qenë të informuar rreth tendencave më të mëdha të modës, duhet ta dini që thekët janë elementi kyç i sezonit të ngrohtë.

Ndërsa i pamë në Javët e Modës thekët u shfaqën si në funde, bluza dhe fustane.

Pothuajse të gjitha markat e njohura kanë përfshirë në koleksionet e tyre fustane me thekë duke dëshmuar trendin që do të jetë kryefjalë e sezonit.Modelet më të thjeshta të fustaneve mund të vishen me një palë sandale të sheshta ose atlete në modë, këshillon Bordo.

Të tjerat nëse janë të tejdukshme mund të stilohen me bikini gjatë ditës për një veshje të bukur plazhi, ose mbi një set të brendshme për t’u përdorur mbrëmjeve.

Opsionet më argëtuese në këtë listë janë perfekte për t’u veshur me këpucët me taka me platformë me shkëlqim në dollapin tuaj. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME