Theret me thi.ë 20 vjeçari francez në Ksamil

Ksamil – Një 20 vjeçar francez është gjetur i vdekur në shezlongun e një plazhi në Ksamil këtë mëngjes të sotëm. 20 vjeçari i identifikuar si Miguel Mendez është dërguar në morgun e spitalit Sarandës ndërkohë që policia pasi ka kryer veprimet dhe ka sekuestruar kamera sigurie ka ndaluar një shtetas të dyshuar nga Hasi.
Policia
Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez Miguel Mendes, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi Sokrat Vata, 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Kush është autori i dyshuar?!
Ne 2023 ishte shpallur fajtor ne Angli per posedim të një arme sulmuese (perforcues metalik grushti), kokainë dhe drejtim mjeti pa siguracion.
Ne 13 prill 2024 në Kent, Vata përmbysi automjetin e klonuar që po drejtonte pasi nuk u ndal për policinë në autostradën A20 në East Malling. Ai nuk u kap në atë kohë, por në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa.
17 dite me pas, ne 30 prill 2024, me një makinë të vjedhur e udhëhoqi policinë në ndjekje nëpër Cambridge përpara se të hidhte sasinë e tij të kokainës në një shkurre. Oficerët u njoftuan se Toyota RAV4 gri e vjedhur po qarkullonte në qytet më 30 prill. Patrullat e Njësisë së Policisë Rrugore të Cambridgeshire e gjetën makinën në Rrugën Catherine, por ndërsa shkuan të flisnin me Sokrat Vatën, i cili po drejtonte makinën, ai u ngjit në bordurë dhe u largua me shpejtësi.
Vata u ndal pak më vonë për të lënë një pasagjer të dilte. Pastaj ai vazhdoi për në Rrugën Clara Rackham, ku iku me vrap dhe hodhi një pako kokainë në një shkurre. Vata u gjet i fshehur në kopshtin e pasmë të njërës prej shtëpive. Ai kishte 560 paund para në xhepa dhe oficerët gjetën targa në makinën e tij. Ai rezultoi pozitiv për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës.










