Një grua suedeze 103-vjeçare e quajtur Rut Larrson është bërë personi më i vjetër në botë që ka bërë një hedhje me parashutë.
Zonja e guximshme u hodh nga një aeroplan së bashku me parashutistin Joackim Johansson në qytetin suedez Motala.
Duke folur për mediat lokale pas kërcimit, Larrson tha:
“Ishte e mrekullueshme ta bëja këtë, kam menduar për të për një kohë të gjatë.”
Miqtë dhe familja e saj e brohoritën nga fusha ajrore poshtë, ndërkohë 103-vjeçarja zbriti pa probleme.
“Në ditët e sotme nuk shoh aq mirë, por u ndjeva mirë,” tha ajo kur u pyet se çfarë pa gjatë hedhjes.
Në kohën që 103-vjeçarja suedeze realizoi hedhjen me parashutë i pranishëm ishte dhe një zyrtar nga Libri i Rekordeve Botërore “Guinness”
Larrson,103-vjeçe e 259 ditë, theu rekordin e mëparshëm për personin më të vjetër që u hodh me parashutë, rekordin e fundit e mbajti një grua që ishte 103 vjeç e 181 ditë.