Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTifozët këndojë kore për Lionel Messi: CR7 i mbyll gojën tifozëve të...

Tifozët këndojë kore për Lionel Messi: CR7 i mbyll gojën tifozëve të Al Ettifaq

Nuk mjafton të jesh në anën tjetër të botës nëse je Cristiano Ronaldo dhe “armiku” yt Messi sapo ka fituar Topin e Artë të tetë. Edhe pse të dy kanë treguar gjithmonë respekt të madh për njëri-tjetrin, tifozët i kanë ngacmuar gjithmonë me emrat e njëri-tjetrit. E nuk mund të bënin përjashtim edhe ata të Al Ettifaq.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe dje në ndeshjen e Kupës së Arabisë Saudite mes Al Ettifaq dhe Al Nassr. Skuadra e drejtuar nga Gerrard sfidoi skuadrën e Ronaldo, Mane e Brozovic dhe u mund 1-0 falë golit të Sadio Mane.

Gjatë ndeshjes tifozët vendas brohoritën me emrin e Lionel Messi. Idea ishte të nervozonin portugezin Ronaldo. CR7, që po bëhej gati të kryente një rivënie anësore në fushë, fillimisht buzëqeshi, më pas vuri gishtin në gojë dhe ua mbylli gojën të gjithëve.

Më pas, kur Mane shënoi, Ronaldo shkoi të festonte nën sektorin ultras të Al Ettifaq, që kishte brohoritur emrin e argjentinasit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME