Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJITikTok makth për prindërit, një tjetër i ri viktimë e sfidave virale

TikTok makth për prindërit, një tjetër i ri viktimë e sfidave virale

Në Ohio, një djalë ndërroi jetë pasi mori pjesë në një “sfidë” tjetër virale në TikTok. Kjo është një nga marrëzitë më të fundit në internet që çuan në vdekjen e Jacob Stevens Greenfield, një adoleshent amerikan vetëm trembëdhjetë vjeç.

Shkaku duket se ka qenë një nga sfidat e fundit shumë të rrezikshme që “fton” djemtë të marrin 12-14 tableta të një antihistamine pa recetë për të pasur halucinacione. Siç raportojnë mediat amerikane, djalit i filluan krizat epileptike menjëherë pasi kishte gëlltitur tabletat, ndërsa një shok e filmonte. Një histori e pabesueshme, por që për fat të keq i shtohet listës tashmë të madhe të vdekjeve tragjike mes adoleshentëve.

Siç raporton “Daily Mail”, një mbidozë e drogës mund të çojë në “probleme serioze të zemrës, konvulsione, koma apo edhe vdekje”. Në një deklaratë të lëshuar për “CNN”, rrjeti social do të kishte shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjen e Jacob duke shtuar “në TikTok, ne ndalojmë dhe heqim rreptësisht përmbajtjen që promovon sjellje të rrezikshme duke pasur si prioritet sigurinë e komunitetit tonë.

Ne kurrë nuk e kemi parë këtë lloj tendence të përmbajtjes në platformën tonë dhe kemi bllokuar kërkimet për vite me radhë për të dekurajuar sjelljen imituese. Ekipi ynë prej 40,000 profesionistësh të sigurisë punon për të hequr shkeljet e Udhëzimeve tona në Komunitet dhe ne inkurajojmë komunitetin tonë të raportojë çdo përmbajtje ose llogari për të cilën ata shqetësohen.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME