Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Yuri Kim i kërkoi SPAK-ut arrestimin tim

Berisha: Yuri Kim i kërkoi SPAK-ut arrestimin tim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij. I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se edhe vetë prokurorët do të kishin dashur ta bënin me shumë kënaqësi këtë gjë, por nuk kishin prova.

“Guvernatorja, ja të them unë ty. Zonja Guvernatore shkonte çdo javë tek SKAP-i dhe u kërkonte arrestimin tim. Kërkonte prangosjen time. U thoshte: Pse s’e arrestoni? Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova. S’e bënin dot ata,”– tha Berisha.

Berisha analizoi edhe komentet e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Tiranës disa ditë më parë. Berisha tha se Escobar dha dy mesazhe të rëndësishme.

“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo forcë politike që fiton zgjedhjet” – tha Berisha. Më tej, u ndaj dhe te përgjigja që dha zyrtari amerikan kur u pyet për marrëdhëniet e SHBA-ve me kryeministrin Edi Rama dhe çështjes “McGonigal”.

“Tha: Është një proces penal i hapur, nën hetim. Do kjo të thotë derë burgu e hapur. Në interpretimin politik do të thotë varr politik i hapur. Ndaj dhe takimi (Rama-Escobar) u bë 20 minuta”, – u shpreh Berisha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME