Tirana eliminohet që në turin e parë të Champions League, duke u mundur 1-2 në duelin e kthimit ndaj ekipit modest nga Luksemburgu, Dudelange. Ishte një duel shumë i dobët nga bardheblutë. Tirana do të krijonte disa raste në pjesën e parë me Seferin, Devid dhe Xhixhën që nuk arrijnë të shfrytëzojnë si duhet rastet për shënim.
Pjesa e dytë e gjeti Tiranën të përgjumur në mbrojtje. Bojic do të “pllakoste heshtjen” në Air Albania duke shënuar një gol të bukur me një goditje nga distanca.
Skuadra e Shehit jo vetëm që nuk arrin të reagojë, por do të pësonte dhe golin e dytë, me Sinanin që do të realizonte në portën e Bekaj. Tirana zgjohet vetëm 12 minuta nga fundi me Xhixhën që bën gjithçka mirë brenda zonës pas një aksioni personal.
Por ishte një ndeshje që mund të thuhet se ishte një e dobët dhe që lë shumë pikëpyetje në botën e basteve, sepse fitorja e ekipit mik ishte kuotuar shumë lart me koificentë.
Tirana tashmë do të luajë në turin e dytë të Conference League.