Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAmbasadori turk: Jemi këtu dhe do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë

Ambasadori turk: Jemi këtu dhe do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ka realizuar një vizitë në Spitalin Rajonal Memorial në Fier, i ndërtuar me mbështetjen financiare të shtetit turk, ndërkohë është takuar me stafin e spitalit dhe së bashku me drejtuesit dhe stafin e spitalit kanë vizituar pavijonet e tij.

Ambasadori turk: Do të vazhdojmë të mbështesim shëndetësinë në Shqipëri me mjekët, pajisjet dhe ekspertizën tonë

Duke iu referuar disa pretendimeve në rrjetet sociale dhe në një portali në Shqipëri, se “mjekët turq janë larguar nga Spitali i Fierit”, ambasadori Atay tha se “Unë si ambasador isha këtu sot për të dhënë këto mesazhe. Për rrjedhojë, është e nevojshme të anashkalohen herë pas here disa lajme në mediat dhe rrjetet sociale shqiptare për këtë marrëdhënie shembullore pune në këtë spital. Në fund të fundit, ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi këtu, do të vazhdojmë të mbështesim komunitetin shqiptar dhe botën shqiptare të shëndetësisë me mjekët, pajisjet dhe ekspertizën tonë”.

“Bashkëpunimi midis ekipit turko-shqiptar vazhdon dhe rritet dhe fuqizohet dita-ditës”

Drejtoresha e përgjithshme e Spitalit Rajonal Memorial në Fier, Rudina Degjoni, duke folur mbi pretendimet për stafin turk, deklaroi se fjalët shkruara nuk kanë lidhje fare me punë që po bëhet në spital, pasi sipas saj puna vazhdon gradualisht çdo ditë pa ndërprerje.

“Janë vetë qytetarët të cilët flasin dhe falënderojnë Memorialin. Aktualisht janë mbi 132 mijë shërbime shëndetësore të ofruara për mbi 60 mijë qytetarë të rajonit të jugut dhe jo vetëm, që nga hapja e tij, që nga muaj maj i vitit të kaluar. Bashkëpunimi midis stafit dhe ekipit turko-shqiptar është një bashkëpunim i cili vazhdon, rritet dhe fuqizohet dita-ditës”, tha ajo.

Degjoni shtoi se është një bashkëpunim mjaft i ngushtë i cili sipas saj fuqizon akoma dhe më tej protokollin e firmosur midis dy shteteve, shtetit shqiptar dhe shtetit turk.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME