Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE”Topi i Artë 2023”! Shpallet lojtari i ri më i mirë, 20-vjeçari...

”Topi i Artë 2023”! Shpallet lojtari i ri më i mirë, 20-vjeçari Bellingham po shkëlqen me skuadrën e tij

Bota po sheh ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris. Në Theatre du Chatelet, në Paris po mbahet ceremonia e “Topit të Artë” 2023. Të gjithë të apasionuarit pas lojës më të bukur në botë u “gozhduan” përpara ekranit për të ndjekur me mjaft emocione zhvillimet.
Kush do të zbresë nga froni Karim Benzema-n? Kjo është pyetja që të gjithë bëjnë!

Jude Bellingham fitoi “Kopa Trophy”, një trofe që i jepet talentit më të mirë nën moshën 21-vjeçare. 20-vjeçari i Real Madrid bëhet futbollisti i parë britanik që e fiton këtë titull teksa lë pas në këtë garë Jamal Musiala.

Lojtari i Bayern Munich ishte edhe konkurrenti më i fortë për Bellingham teksa në këtë garë ishin edhe talentët e Barcelonës, Alejandro Balde, Gavi dhe Pedri apo edhe Rasmus Hojlund.

Çmimet:

“Topi i Artë” për femra:
“Topi i Artë” për meshkuj:
Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Aston Villa)
Trofeu për të riun më të mirë të sezonit: Jude Bellingham (Real Madrid)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME