Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTATornado në SHBA, 26 viktima dhe shkatërrim masiv

Tornado në SHBA, 26 viktima dhe shkatërrim masiv

Të paktën 26 viktima, dhjetëra të plagosur, shkatërrim masiv dhe lagje të tëra të rrafshuara. Është ky bilanci që la pas tornado e fuqishme që goditi shtetet jugore të Misisipit dhe Alabamës.

Në Rolling Fork të Misisipit, qytezë thuajse e fshirë nga faqja e dheut, shtëpitë janë kthyer në rrënoja, e nëpër rrugë ka vetëm automjete të copëtuara, tulla dhe xhama të thyer. Të paktën 10 tornado goditën Misisipin, Albamën dhe Tenesin, duke mbjellë shkatërrim kudo në rrugën e tyre. Në qytezën e Rrollong Forks, erërat i kaluan 270 km në orë.

“Ishte sikur shpërtheu një bombë”, rrëfejnë të mbijetuarit. Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Misisipin ditën e diel dhe urdhëroi ndihma federale për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim shpëtimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura. Ai i përshkroi si tejet të dhimbshme dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Tornado goditi në mesin e natës, ndërsa qytetarët ishin në gjumë dhe nuk i kishin dëgjuar paralajmërimet e autoriteteve

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME