Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedTorturonin njerëz, dënohen shqiptari dhe lituanezi në Britani

Torturonin njerëz, dënohen shqiptari dhe lituanezi në Britani

Andi Alushi, 27 vjeç nga Shqipëria dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç nga Lituania dolën para një gjykate në Britani. Ata akuzoheshin se kishin mbajtën peng dhe torturonin disa persona në një shtëpi në Sheffield në maj 2022. Pengjet ishin shqiptarë.

Ata u filmuan duke ngrënë nga tasat e qenve në një kalvar torturash që zgjatirreth 10 ditë. Alushi dhe Kasinskas u dënuan me 14 vjet e 6 muaj burg nga gjykata e Sheffield Crown këtë të martë. Ata u arrestuan pasi policia bastisi shtëpinë ku ndodheshin dhe gjeti viktimat e tyre. Njëri prej të cilëve kishte pësuar djegie “të rënda” dhe ishin të lidhur me zinxhirë.

Alushi dhe Kasinskas i kishin rrëmbyer këta persona duke kërkuar një “shpërblim të konsiderueshëm” nga anëtarët e familjes së tyre në Shqipëri. Kjo pasi ata i fajësonin pengjet për zbulimin e një magazine me kanabisi. Videot e gjetura nga policia tregonin viktimat e tyre duke ngrënë nga kupat e qenve. Ata detyroheshin të kërcenin ndërsa një burrë me hanxhar në dorë i shikonte.

Abuzimet dolën në dritë vetëm kur Kasinskas i mburrej një personi në Lituani se do të tronditej nga videot e tij. Personi i cili nuk e njihte Kasinskas e raportoi çështjen në polici. Alushi dhe Kasinskas u deklaruan fajtorë përpara gjyqit. Prokurorja Samantha Davidson tha se viktimat kishin pësuar “trajtim poshtërues nga duart e rrëmbyesve të tyre”.

“Fatmirësisht, ofendimet u zbuluan dhe viktimat u shpëtuan përpara se të pësonin dëme të mëtejshme”, – shtoi ajo. Zyrtari i policisë Mark Oughton tha në gjyq se ishte “e qartë” që dyshja ishin të përfshirë në banda të organizuara të përfshira në trafik droge.

“Ajo që oficerët gjetën brenda asaj shtëpie ishte thellësisht shqetësuese. Kishte prova të qarta se personat ishin mbajtur të burgosur dhe i ishin nënshtruar një trajtimi absolutisht barbar” – tha ai. “Tortura është e vetmja fjalë për të përshkruar atë që Kasinskas dhe Alushi i bënë njërës prej viktimave. E rrahën, e dhunuan dhe duke e djegur me lëng përvëlues i shkaktuan lëndime të konsiderueshme djegieje” – tha ai

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME