Itali – Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën ndërsa lahej në det në Itali.
Mediat italiane raportojnë se i riu është mbytur në plazhin e zonës së Galipolit në Itali, ndërsa theksohet se viktima kishte shkuar me pushime në Salento.
Kanë qenë disa pushues që kanë dhënë alarmin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.