Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTragjedia në Himarë/ Rama: Fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia

Tragjedia në Himarë/ Rama: Fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për tragjedinë në Himarë, ku një gomone në drejtim Arjan Tase, goditi për vdekje një 7-vjeçare.

Në një status në Twitter, Rama shprehet se për këtë dhimbje nuk ka fjalë ngushëlluese. Gjithashtu ai thekson se fajtori duhet të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia,. Po ashtu shton se drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të nxjerrin mësimet e duhura, e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME