AKTUALITET

Përplasen dy mjete në Zharrës e përfundojnë në kanal, dy të plagosur (video)

Fier – Përplasen dy automjete në afërsi të Zharrzës e përfundojnë në kanalin anps rrugës, dy të lënduar.

Aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier– Rroskovec pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button