Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTre të plagosur në mes të lokalit, tmerrohen klientët

Tre të plagosur në mes të lokalit, tmerrohen klientët

Nga një sherr me thika në ambientet e një lokali, ku qëndrojnë kryesisht gjimnazistë, e që ndodhet pranë Poliklinikës së qytetit të Shkodrës, kanë mbetur të plagosur 3 të rinj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”. Në kërkim u shpall Aldo Hasani, si autor i dyshuar i ngjarjes.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftim.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e klientëve të shumtë që ndodheshin në ambientet e lokalit, duke shkaktuar jo pak tronditje tek ata.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME