Tritol makinës së kreut të Njësisë së Fushë Krujës, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në Bashkinë e Krujës, ku është hedhur në erë me eksploziv makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci.
Mediat raportojnë se makina tip “Range Rover” me targa “KR 8778 A” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti, kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e përparme të saj.

Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë zonën përreth.
Si pasojë e shpërthimit janë shënuar vetëm dëme matetriale. Bashkë me makinën e Ilir Locit është dëmtuar edhe një fuoristradë pranë saj.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje.

“Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit” – thote policia.











