BOTA

Trump i heq të drejtën Biden për informacione sekrete: S’ka nevojë të kesh ende akses

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka hequr lejen e sigurisë ish-presidentit, Joe Biden dhe të drejtën në informacionet sekrete. Kjo lëvizje erdhi pasi paraardhësi i tij bëri të njëjtën gjë me të katër vjet më parë.

“JOE, JE I SHKARKUAR! Nuk ka nevojë që Biden të vazhdojë të marrë akses në informacionin sekret”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij ”Truth Social”.

Presidenti tashmë ka revokuar lejen e sigurisë për shumë ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Biden.

Trump postoi të premten në mbrëmje se Biden “krijoi këtë precedent në vitin 2021, kur ai udhëzoi Komunitetin e Inteligjencës të ndalonte presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara të aksesonte detajet mbi Sigurinë Kombëtare, një mirësjellje e dhënë për ish-presidentët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button