Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETunelet sekrete të Luftës së Dytë Botërore do të hapen për publikun

Tunelet sekrete të Luftës së Dytë Botërore do të hapen për publikun

Priten të jenë atraksionet turistike më spektakolare të nëndheshme në Londër. Bëhet fjalë për një seri tunelesh të Luftës së Dytë Botërore, rikonstruktimi i të cilave do të kushtojë 268 milionë dollarë dhe do të mbarojë në vitin 2027.

Ish-tunelet e spiunazhit që dikur mbroheshin nga Akti i Sekreteve Zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, ndodhen rreth 40 metra nën stacionin e metrosë, Chancery Lane në High Holborn. Ato u ndërtuan në vitet 1940 për të strehuar londinezët nga fushata e bombardimeve Blitz, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte dhe hera e fundit që ishin të hapura për të gjithë.

Pas luftës, tunelet u zgjeruan dhe në to u ngrit ‘Kingsway Telephone Exchange’, që në vitet 1950 shërbente për komunikimet e brendshme, gjatë Luftës së Ftohtë. Atje shtrihej një rrjet i madh prej 5000 kabllosh dhe angazhoheshin rreth 200 punëtorë. Teknologjia pas qendrës telefonike u vjetërua nga fundi i dekadës, ndaj u çaktivizua. Tani, CEO i ‘The London Tunnels’, (Tunelet Londineze), dëshiron të sjellë në jetë historinë e këtyre tuneleve për vizitorët.

Historia e tuneleve, rëndësia e tyre dhe vendndodhja midis Holbornit të Londrës dhe Square Mile, mund t’i bëjë këto tunele një nga destinacionet turistike më të njohura në Londër.’, është shprehur Angus Murray, CEO.

Plani është që të investohen 170.5 milionë dollarë në punën e restaurimit dhe më pas 97 milion dollarë në të gjitha kambanat dhe objektet e tjera që gjendeshin në tunele. Momentalisht, atraksioni më i zhvilluar nëntokësor i Londrës është ‘Churchill War Rooms’ . Gjithashtu, metroja e Londrës, organizon shpeshherë ture të ndryshme, për të eksploruar stacione të braktisura dhe tunele të fshehura.

Megjithatë, aventurat nëntokësore në Londër do të bëhen më të jashtëzakonshme kur projekti i tuneleve të Luftës së Dytë Botërore, të ketë përfunduar. /A2

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME