Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTuristi çek gjen vdekjen teksa hidhet me parashutë

Turisti çek gjen vdekjen teksa hidhet me parashutë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Himarë, ku ka humbur jetën një turist çek.

Burime zyrtare nga policia, kanë bërë të ditur se ngjarja ku humbi jetën 70-vjeçari me inicialet P. S., ka ndodhur rreth orës 15:00 në vendin e quajtur ‘Përroi i Palasës’.

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME