Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET‘Tutori ka vëllain polic kufiri në Shqipëri’/ Luftë shqiptare për territor prostitutash...

‘Tutori ka vëllain polic kufiri në Shqipëri’/ Luftë shqiptare për territor prostitutash në Itali

Mbrëmjen e 3 marsit 2013 u telefonova nga shoqja ime A. B, e cila më tha të shkoja në vendin ku ne normalisht ushtronim prostitucionin.

Ajo më tha se aty kishte vajza që kërkonin të më zinin vendin”. Një dëshmi e tillë e dhënë përpara italianëve nga një vajzë shqiptare me inicialet M.B solli më pas arrestimin e bashkëpatriotit të tyre, i cili më pas u dënua nga italianët.

Megjithatë ai gjatë kësaj kohe u fsheh në Shqipëri dhe ajo që thonë italianët në dosjen që i vendosën në dispozicion gazetës Si është një histori dhune, tutorësh dhe trafikantësh të dhunshëm që shfrytëzonin vajzat dhe gratë shqiptare duke i nxjerrë në rrugë dhe duke u ndeshur me to për territorin.

Tutori që kishte nxjerrë në rrugë prostitutën e tij, sulmoi të tjerat që i kishin nxjerrë disa trafikantë të tjerë, mbasi ato po qarkullonin në zonën e tij. Më pas, autori u largua me një shqiptar që sipas italianëve shfrytëzoi makinën e vëllait të tij që punon polic në Shqipëri.

Dhe kjo histori ka ndodhur nëntë vjet më pas, por mbas shumë përgjimesh ndaj prostitutave shqiptare dhe familjarëve të të dyshuarve, italianët thonë se zbuluan aftësinë e trafikantit që i pagoi vajzat e tutorit tjetër që ato të mos flisnin.

Gjykata italiane bën me dije se trafikanti me inicialet K.S. që u fsheh për pesë vjet me radhë në vendin e tij u shpall fajtor 16 marsin e 2016, duke u dënuar me 7 vjet e tetë muaj burgim për akuzat e plagosjes së rëndë dhe shfrytëzimit të prostitucionit të parashikuar nga ligji Italian që u plotësua më vonë me një urdhër arresti datë 16 shtator 2019. Akuzat ndaj tij u provuan nga dy të reja shqiptare që të dyja të shfrytëzuara në Torino si prostituta.

“Duke shkuar në rrugën Corso Massimo d’Azeglio me pesë apo gjashtë vajza të tjera dhe unë i dola në mbrojtje shoqes sime mbasi ato kërkonin të zinin vendin tonë. Ishin njëfarë Bano, Eta, Sconci, Ozana dhe Ola”, kujton prostituta shqiptare që u përlesh në rrugë për vendin ku të dyja shoqet dilnin dhe bënin autostop për klientë.

Gjykata italiane në fashikull vlerëson se: duket se njëra prej kundrështareve po fliste në telefon me një person, të cilit i kërkoi që të vinte në vendin ku B. kishte thënë të vendoseshin ose të shkonin në shtëpi.

Vajza që shfrytëzohej në rrugë vazhdon rrëfimin:

“Ndërkohë pashë që aty po mbërrinte një autoveturë me ngjyrë të errët, nga e cila ka zbritur një burrë, i cili pasi tregoi një sjellje të egër ndaj shoqes dhe meje u afrua dhe më gjuajti disa herë me një thikë. U rrëzova dhe më pas u dërgova drejt spitalit nga A.B”, rrëfen e reja nga Shqipëria.

E reja identifikoi më vonë se agresori ishte një shqiptar. “Nuk jam e sigurt, shton e reja se kush më gjuajti – duke tentuar që të shmangë përgjegjësin, ndonëse pala italiane thekson se e reja e kishte përcaktuar gjatë kqyrjes fotografike sulmuesin e armatosur me një thikë.

“Nuk jam e sigurtë vijoi e reja të ngulmojë dhe në seancat e mëvonshme duke tentuar sipas italianëve që të kujtojë nëse emrin e agresorit shqiptar ja kishte sugjeruar shoqja e saj, apo nëse edhe kësaj të fundit i kishte ngjarë ai.

Por e bindur se e kishte identifikuar më së miri dëshmitarja tjetër po ashtu e shfrytëzuar në Itali e përshkruan autorin duke ngulmuar mbi dinamikën dhe identikitin e tij.

Gjykata italiane thekson se dy vajzat shqiptare që ushtronin prostitucionin jo vetëm që e njohën me vërtetësi absolute shqiptarin që zbriti nga makina, por edhe personin që e shoqëronte atë dhe që gjuajti me thikë.

“Nga përgjimet e kryera mes datave 21 mars dhe 23 mars 2013 mes njërës prej vajzave dhe kunatit të të dyshuarit del në pah fakti që e reja ka marrë një shumë të majme parash në shkëmbim të deklarimeve në favor të të dyshuarit K.S’, përmendet në fashikullin e itailianëve për 43 vjecarin i cili mbas sulmit u largua menjëherë nga Torino.

“Janë përmendur gjithashtu edhe përgjimet e tjera ku kuptohet qartë se i pandehuri K.S organizoi agresonin ku mori pjesë edhe G. që pastaj iku me shpejtësi, duke u bazuar edhe në mjetin e të vëllait që ishte polic në kufirin shqiptar”, përmendet më tej në kërkesën e italianëve.

Italianët theksojnë se përgjuan dy prostitutat shqiptare jo vetëm në telefonat e tyre, por edhe gjatë bisedave ambjentale nga ku del se K.S kishte shfrytëzuar edhe një tjetër vajzë shqiptare të quajtur V.Z.

Ndaj këtij shtetasi italianët lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar duke qenë të bindur se ai fshihej në Tiranë dhe se veprimet e tij ishin ato të një tutori që u tregua i dhunshëm në rrugë për të siguruar për “vajzat e tij” vendin e duhur për klientët “dëshira e të pandehurit ishte ajo që të largonte nga rruga personat e tjerë që ushtronin prostitucionin atje me qëllim që të favorizonte ushtrimin e prostitucionit nga vajza që kishte dërguar atje për këtë gjë, theksohet më tej në fashikullin e të huajve.

Pikërisht mbasi u sulmua e reja shqiptare, të njëjtin fat pati edhe prostituta e tutorit e cila u plagos në këmbë në datën 6 mars 2013./Gazeta Si/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME