AKTUALITETTOP-NEWS

‘U mbush kupa, Rama ik!’/ Protesta në ditën e 13-të, marshim masiv në Tiranë, Qeveria në orët e fundit

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e 13-të radhazi.

‘Edi Rama jep dorëheqjen’ dhe ‘Rama ik’ janë thirrjet që dominojnë tubimin e sotëm, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes së vendit.

Sipas protestuesve, emigrimi masiv i shqiptarëve mbetet një nga plagët më të rënda të shoqërisë. Mijëra të rinj janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të mungesës së mundësive, papunësisë dhe mungesës së perspektivës, duke kërkuar një të ardhme më të mirë jashtë Shqipërisë.

Në protestën e zhvilluar në Tiranë janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë, duke e kthyer tubimin në një manifestim me përfaqësim të gjerë të diasporës shqiptare.

Organizatorët paralajmërojnë se protesta e nesërme pritet të ketë pjesëmarrje edhe më të madhe, pasi në Tiranë do të bashkohen qytetarë të ardhur nga vende të ndryshme të diasporës shqiptare.

Mesazhi i protestuesve mbetet i njëjtë: ‘U mbush kupa, Rama duhet të largohet’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button