Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU qëllua berberana në Fermë Çlirim, policia arreston një shtetas, një tjetër...

U qëllua berberana në Fermë Çlirim, policia arreston një shtetas, një tjetër shpallet në kërkim

Fier – Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit Bled Koçi

Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e tjetrit.

Sekuestrohet automjeti me të cilën u larguan autorët, pasi qëlluan me armë zjarri, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit Bled Koçi, 33 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin Nikola Muçi (Mahmutaj), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Geraldo Hoxha (Mahmutaj)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit Bled Koçi, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për kapjen e shtetasit Geraldo Hoxha .(Mahmutaj). dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME