Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU shkarkua nga detyra/ Arrestohet ish-drejtori i burgut të Fushë Krujës

U shkarkua nga detyra/ Arrestohet ish-drejtori i burgut të Fushë Krujës

Ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës që u shkarkua nga detyra mbrëmjen e shkuar është arrestuar nga policia.

Durim Troka, 52-vjeç akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa në banesën e tij policia ka gjetur edhe armë zjarri dhe municione pa leje.

Njoftimi:

Pogradec/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion pa leje, vihet në pranga 52-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME