Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËUBT DREJT MBYLLJES, PO ME AKADEMIMË E ÇOBENJËVE TË FRIDËS Ç'U BË?!

UBT DREJT MBYLLJES, PO ME AKADEMIMË E ÇOBENJËVE TË FRIDËS Ç’U BË?!

Nga Ervin Resuli – Në fakt, kur doli se do krijohej “akademia e çobenjëve” shumë kush qeshi dhe e mori me tallje, ku jemi sot pas kësaj deklarate?

Universiteti Bujqësor i Tiranës, gjeneza e kuadrove të lartë bujqësor, teknikët apo shkenctarët e bujqësisë/blegtorisë, sot janë në ditët e tyre më të vështira, aq të vështira i ka ditët, saqë në bisedat me profesorët e mi më tregojnë se lënda e parë për këtë Universitet, përveçse cilësisht e keqe, tashmë edhe numerikisht më pak.

Kjo është tmerrësisht dramatike këtë sezon fillim viti shkollor, pasi nga kuota që ka ky Universitet, këtë vit vetëm 500 të rinj kanë zgjedhur të ndjekin studimet në këtë institucion, ky është fundi i gjigandit të Bujqësisë!

Për ta vazhduar bisedën, sikur mos të mjaftojë, ky institucion është një kornizë personale akademike e Ministres së Bujqësisë, pra qëllimi është PR-i i MB . Ky lloj matrapazlliku është arritur në një sinkron midis Rektorit dhe Ministres, ku në mënyrë të vazhduar janë në sinkron se si të përdorin fondet e projekteve e fermerëve apo shërbime ndërsjellë, duke rritur në detyrë rrethin familjar!

Kapitullimi i gjigandit të bujqësisë Shqiptare UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS i cili sot nuk arrin të dalë dot mbi veten për disa arsye:
1- Profesorë të shkëputur nga realiteti shqiptar e fermat bujqësore, pavarsisht thinjave që kanë në kokë apo vitet në këtë vater dijesh nuk kanë njohurit minimale të realitetit të bujkut apo blegtorit tonë, të kthyer në një tufë, ku rrogën e kanë si qellim.
2-Gjenerata e re e nipotizmit që nuk kalojnë mesataren e notës për të qenë Profesorë, por falë se janë apo ishin miku dekanit apo rektorit, doktoraturat e tyre janë plagjatura apo realizuar nga Google.
3- Streha e atyre që pasi kanë bërë një cikël diku, gjejnë tokën e premtuar pranë këtij Universiteti, i cili ju jep garancitë që do pleqerojnë në paqe.

Çfarë mbetet është një grusht profesorësh që japin shpirtin për këtë institucion, për fermerët, për blegtorët, për këdo që do këshillen e vyer apo ndihmën e duhur, por që janë aq pak saqë llumi dhe matrapazlliqet e kokave i kanë venitur në skutat më të errta të këtij institucioni. Për mos të folur për menaxhimin e fondeve situatat roze ne te etj… Sot gjingandi i bujqësisë shqipetare eshte aq i vogël sa e konkuron dhe “akademia e Çobenjëve”
Ndaj dhe të rinjtë zgjedhin emigrimin perpara dijes se verbër që ofron ky institucion.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME