AKTUALITET

“UÇK, UÇK, UÇK”, studentë nga Kosova e Shqipëria iu bashkohen të rinjve në Shkup

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Maqedoninë e Veriut për protestën e tyre për gjuhën shqipe.

Të grumbulluar në Shkup, studentëve shqiptarë në RMV i janë bashkuar edhe ata nga Shqipëria e Kosova.

Në sheshin ku janë grumbulluar mbizotëron vetëm ngjyra kuqezi, ndërsa të gjithë ata në kor kanë thënë: “UÇK, UÇK, UÇK”.

Një pjesë e të rinjve nga Shqipëria, të cilët ishin nisur drejt Shkup për të marrë pjesë në protestën e studentëve shqiptarë, janë bllokuar në kufi nga pala maqedonase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button