Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËUdhëzimet/ Rama shtron darkë për drejtorët e policisë

Udhëzimet/ Rama shtron darkë për drejtorët e policisë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë mbrëmje për një darkë drejtorët e Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit. Lapsi.al mëson se darka po mbahet te vila qeveritare Nr.30 në zonën e ish Bllokut në Tiranë. I pranishëm është edhe ministri i Brendshëm, Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Bëhet fjalë për një darkë informale, ku Kryeministri me siguri do të japë porositë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Dihet që nën pushtetin e Edi Ramës, Policia e Shtetit në çdo zgjedhje është bërë palë me pushtetin. Kujtoni cfarë ndodhi në Elbasan, kur Ardi Veliu mohoi me zë dhe figurë ekzistencën e listave të zgjedhësve dhe paratë në makinën e të ndjerit Pjerin Xhuvani. Në zgjedhjet e vitit 2017 Rama arriti kulmin duke iu kërkuar policëve të dilnin në fushatë e të mblidhin vota për Partinë Socialiste.

Nuk ka asnjë dyshim që Policia e Shtetit ka qenë dhe është palë me Rilindjen na cdo masakër zgjedhore. Kjo ka për të ndodhur edhe kësaj radhe. S’ka sesi Edi Rama të reflektojë pas 10 vitesh në pushtet për të hequr dorë nga përdorimi politik që i bën Policisë së Shtetit. Ndërkohë të premten kryeministri ka lënë gjithashtu një takim tjetër në Pallatin e Kongreseve me drejtorët e përgjithshëm. Fokusi është po i njëjtë; Patronazhistët, aktivistët… masakra zgjedhore. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME