AKTUALITETTOP-NEWS

“Uji në tërheqje, zonat po kthehen në normalitet nga rreshjet e rëna gjat një jave. Fieri tre ditë pa ujë”

Fier – Situata e reshjeve në qarkun e Fierit këtë mëngjes të së dielës paraqitet dukshëm më e përmirësuar. Verifikimet në terren, por edhe pohimet e banorëve në zonat e prekura, tregojnë se niveli i ujërave në lumenjtë kryesorë është në rënie të vazhdueshme. Banorët hynë në ditën e tretë pa ujë në banesat e tyre për shkak të përmbytjea së puseve në shtratin e Vjosës.

Shtabi i emergjencave civile raporton se si Vjosa, ashtu edhe Semani, kanë shënuar ulje të ndjeshme të prurjeve krahasuar me ditën e djeshme.

Në lumin Vjosë, uji është tërhequr në masë, duke u larguar gradualisht nga tokat bujqësore dhe oborret e banesave, ku deri mbrëmjen e kaluar kishte hyrë brenda argjinaturës. E njëjta situatë paraqitet edhe në lumin Seman, ku prurjet janë stabilizuar dhe niveli ka filluar të ulet. Aktualisht, mbi 100 hektarë tokë të mbjella me grurë dhe jonxhë mbeten ende të përmbytura, por fatmirësisht nuk raportohet për banesa apo bagëti të dëmtuara.

Banorët e zonës pohojnë se gjatë ditës së djeshme në mesditë disa përfaqësues politikë u shfaqën për të parë situatën, por deri tani nuk janë paraqitur ekipe zyrtare për të verifikuar dhe përllogaritur dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Mbrëmjen e së shtunës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka qenë i pranishëm pranë lumit Seman në Mbrostar për të parë nga afër gjendjen. Megjithatë, i pyetur nga gazetarët mbi situatën, ministri nuk ka preferuar të bëjë asnjë deklaratë, duke lënë përgjigjet pezull në një moment kur komuniteti kërkon më shumë transparencë dhe mbështetje.

Reshjet kanë pushuar dhe lumenjtë janë në tërheqje, por banorët presin ende qartësi mbi dëmet dhe hapat e mëtejshëm të institucioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button