Ujku ka dëmtuar 80 krerë të imta në Karbunarë të Sipërme. (foto e video)

Lushnje – Ujku bën kërdinë në fshatin Karbunarë e sipërme, vetëm 5 km larg qendrës së Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit kur egërsira ka hyrë në tufën e bagëtive të Namik Sinanit.
Kafsha e egër, ka dëmtuar dele dhe dhi sipas fermerit ntan ka pasur 80 krerë dele e dhi, nga të cilat kanë mbetur rreth 12 krerë dhe nga ato gjysmat janë të kafshuara nga ujku dhe nuk japin shpresë se mund të jetojnë.
Tufa me bagëti është trembur nga kafsha e egër dhe ka dalë jashtë stanit por egërsira nuk është mjaftuar me kaq, por i ka drejtuar larg fshatit rreth 4 km dhe një pjesë e tyre kanë ngordhur rrugës.

Namik Sinani ato pak bagëti të ngordhura që ka gjetur i ka shpërndarë për qentë e të njohurve.
Ai pohon se ka 12 vjeç është bari, dhe të vetmen të ardhur për familjen ka patur nga bagëtitë. Tashmë sipas tij i ka mbetur vetëm kërraba sepse delet dhe dhitë ja çau ujku.






Kafshët e egra që cilat prej vitesh shtohen dhe qarkullojnë pranë qëndrave të banuara kanë dëmtuar edhe kafshë të tjera të imta por dëme ka edhe në shpendë e të tjera.









