Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETUrimi/ Berisha: 2023 do të jetë viti i Revolucionit Demokratik

Urimi/ Berisha: 2023 do të jetë viti i Revolucionit Demokratik

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar shqiptarët për festën e Vitit të Ri. Ai ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook duke ngritur dolli për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Berisha nuk mund të kalonte pa përmendur as kryeministrin Rama duke shprehur se është fshehur. Sipas kryedemokratit, ai ka tre ditë që ka deklaruar se do të shpërndajë pas vitit të ri 80 milionë euro por në të vërtetë ky është një premtim elektoral.

Edi Rama sot është më i izoluar se kurrë. Ai kudo që shkon pritet me ‘Rama ik’, ndërmer dhe në prag festash akte çnjerëzore. Nxjerr familje, burra, gra, të moshuar, fëmijë nga banesat e tyre vetëm e vetëm që kto akte t’i mbulojë me atmosferën e festës, por këto le t’ia lejmë vitit 2022 dhe të angazhohemi e zotohemi ne, se viti 2023 do të jetë viti i Revolucionit Demokratik, viti i shpëtimit të Shqipërisë.

Ndaj dhe unë dua të ngre këtë dolli për të gjithë ju kudo që ndodheni sot. Gëzime, shëndet, shpresë dhe suksese në realizimin e aspiratave dhe ëndërrave tona Gëzuar! Një shëndet ta ngrejmë sot për Shqipërinë e cila sot ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë dhe besimin tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Flamurin e saj, bijtë dhe bijat e saj kudo që ndodhen sot! Gëzuar!”, thuhet ndër të tjera në postim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME