Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËNdërron jetë Papa Benedict XVI

Ndërron jetë Papa Benedict XVI

Ka ndërruar jetë ish- Papa Benedict XVI. BBC raporton se ish-papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të shëndetit të dobët.

Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit. Pasardhësi i tij Papa Françesku tha se e kishte vizituar shpesh atje.

Edhe pse ish-Papa ishte i sëmurë për disa kohë, Selia e Shenjtë tha se kishte një përkeqësim në gjendjen e tij për shkak të moshës. Të mërkurën, Papa Françesku i bëri thirrje audiencës së tij të fundit të vitit në Vatikan që të bënin një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, për të cilin tha se ishte shumë i sëmurë.

I lindur Joseph Ratzinger në Gjermani, Benedikti ishte 78 vjeç kur në vitin 2005 u bë një nga papët më të vjetër të zgjedhur ndonjëherë.
Për pjesën më të madhe të papatit të tij, Kisha Katolike u përball me akuza, pretendime ligjore dhe raporte zyrtare gjatë dekadave të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë. Në fillim të këtij viti, ish-Papa pranoi se ishin bërë gabime në trajtimin e rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut midis viteve 1977 dhe 1982.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME