Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVasili: Korrupsioni është ulur këmbëkryq në bashkinë e Tiranës

Vasili: Korrupsioni është ulur këmbëkryq në bashkinë e Tiranës

Nga Petrit Vasili.

Ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitarë të konflikteve ekstreme deri edhe në përplasje me armë zjarri për çështjet e banimit, prishjeve abuzive dhe pa ligj dhe lënia e qytetarëve në mes të katër rrugëve pa banesë, korrupsioni i bashkisë së Tiranës me banesat sociale është ulur këmbëkryq në mes të Tiranës. Abuzimi është shumë i qartë dhe shkeljet e ligjit me qëllime shumë të qarta korruptive janë provuar me fakte e prova.

SHKELJA E PARË SHUMË E RËNDË

Bashkia e Tiranës ka dhënë 1 milion e 945 mijë metra katrorë leje për ndërtime me siperfaqe banimi mbi 2 mijë m2. Në bazë të ligjit 22/ 2018 duhet që 3% të siperfaqes së ndërtimit t’i kalojë Fondit të Strehinit Social të bashkisë së Tiranës. Kjo do të thotë që 58 mijë 375 m2 duhet të jenë në dispozicion të bashkisë.

Por nga informacioni zyrtar i vet bashkisë ajo do të disponojë vetëm 32 mijë e 417 m2. Mungojne pra me shume se 25 mijë m2 nga detyrimi që kërkon ligji, pra qindra apartamente që mund të zgjidhnin mjaft situata të rënda dhe të parandalonin konfliktet ekstreme.

SHKELJA E DYTË SHUMË E RËNDË

Në shkelje flagrante të ligjit, me propozim të Kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos që të lejojë edhe likuidimin me lekë në vend të dorëzimit të sipërfaqes së ndërtimit.

Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe i miratuar nga Këshilli Bashkiak me nr:105 datë 25.10.2019 është një akt skandaloz duke dhunuar ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur bashkinë mbi parlamentin.

Me letër zyrtare si deputet i Kuvendit të Shqipërisë i jam drejtuar SPAK-ut. Faktet janë shumë të rënda dhe flasin vetë dhe ia kemi vënë në dispozicion SPAK-ut që në 29 prill të 2022-it me këtë shkresë zyrtare.

Qytetaret e Tiranës presin që SPAK- u tani të flasë dhe të mbroje interesin publik, Ligjin dhe te vere para drejtesise shkelesit e pazarxhinjte e Bashkise dhe te nxjerre deri ne fund pergjegjesite ligjore duke filluar nga Veliaj!!

P.S Lexoni letrën zyrtare drejtuar SPAK-ut nga unë si deputet si dhe vendimin skandaloz të propozuar nga Veliaj dhe të miratuar nga Këshilli Bashkiak, që legjitimon zhdukjen e 25 mijë metrave katrorë banesa sociale.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME