Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVdekja e çiftit shqiptar në New York, zbulohet misteri

Vdekja e çiftit shqiptar në New York, zbulohet misteri

Ai një aspirant për aktor. Ajo një vajzë me fytyrë ëngjëlli, nënë e dy fëmijëve.

Mënyra se si Florind dhe Ornela Belliu humbën jetën, duke rënë nga kati i gjashtë i banesës së tyre në New York ishte një ngjarje e mbushur me mister.

Hetuesit nuk e përjashtuan versionin e një vrasjeje. Por kush mund të ngrinte dorë kundër dy prindërve nga Shqipëria? Në anën tjetër, nëse kjo ishte një vetëvrasje, çfarë i shtyu ata drejt një vdekjeje makabër, që la pas dy fëmijë jetimë?

Dëshmitarë të ngjarjes thanë se në fillim nga kati i gjashtë i pallatit ra Ornela Belliu. Pak sekonda më pas, ra edhe Belindi.

“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha një fqinj i tyre për mediat lokale, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tregoi fqinji.

Prej vitesh ata jetonin bashkë në Shtetet e Bashkuara dhe aspiranti për aktor ishte angazhuar në një agjensi për shitjen e pronave të patundshme. Në punë ishte edhe Ornela, që ishte shtatzënë.

Misterin për vdekjen e shtoi një mesazh i fundit i Florind Belliut në rrjetet sociale, ku ai fliste për një kurth.

“Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra. Për dy çunat e mi Schëibe dhe Raya. Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë. M’i kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai.

Mesazhi shtoi amullinë e ngjarjes dhe nxiti hamendësimet për një konflikt të mundshëm të 32-vjeçarit.

Ndërkohë miq të Florind Belliut e përshkruanin atë si një djalë të ndjeshëm dhe të dashur me familjen, që pak më parë kishte humbur dhe gjyshen dhe babain e tij.

Por përshkrimi patetik që i bënë Florindit në media, nxiti motrën e Ornelës të nxjerrë të vërtetën.

Në një status në rrjetet sociale, ajo tregon se ëngjëlli i vërtetë ishte e motra e saj, e cila bashkëjetoi për shumë kohë me një të sëmurë mendor, që në fund i mori jetën.

“Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës sonë, por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën ‘engjëll’, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende probleme…”, shkruan motra e 28-vjeçares, duke zbuluar misterin e një ngjarjeje që prej ditësh u trajtua me patetizëm në media.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME