Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVendimi/ Garda e Republikës do të pranojë ushtarë aktivë dhe në rezervë

Vendimi/ Garda e Republikës do të pranojë ushtarë aktivë dhe në rezervë

Për plotësimin e nevojave të veçanta, Garda e Republikës ka vendosur që të pranohen ushtarakë të shërbimit aktiv të Forcave të Armatosura dhe ushtarakë në rezervë, që mbajnë gradat ushtarake.

Pas përfundimit të procedurës së konkurrimit për funksione të veçanta të ushtarakëve, Garda e Republikës njofton ushtarakun aktiv ose ushtarakun në rezervë për miratimin e pranimit.

Brenda 3 ditëve nga njoftimi për miratimin e pranimit në Gardën e Republikës, ushtaraku i Forcave të Armatosura paraqet kërkesën për ekuivalentimin e gradës ushtarake me gradën e Gardës së Republikës.

Vendimi:

1. Për plotësimin e nevojave të veçanta, në Gardën e Republikës pranohen ushtarakë të shërbimit aktiv të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe ushtarakë në rezervë, që mbajnë gradat ushtarake, sipas pikës 9, të këtij vendimi.

2. Pas përfundimit të procedurës së konkurrimit për funksione të veçanta të ushtarakëve, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, Garda e Republikës njofton ushtarakun aktiv ose ushtarakun në rezervë për miratimin e pranimit.

3. Brenda 3 (tri) ditëve nga njoftimi për miratimin e pranimit në Gardën e Republikës, ushtaraku i Forcave të Armatosura paraqet kërkesën për ekuivalentimin e gradës ushtarake me gradën e Gardës së Republikës.

4. Kërkesa paraqitet pranë strukturës përgjegjëse për burimet njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Gardës së Republikës, së bashku me dokumentacionin që vërteton gradën që mban.
5. Struktura përgjegjëse për burimet njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Gardës së Republikës kryen një verifikim paraprak të kërkesës dhe brenda 3 (tri) ditëve nga përfundimi i afatit për paraqitjen e saj kryen veprimet e mëposhtme:

a) Kur kërkesa është paraqitur, sipas parashikimeve të këtij vendimi, njofton me shkrim ushtarakun për vazhdimin e procedurës për ekuivalentimin e gradës;
b) Kur kërkesa nuk është paraqitur, sipas parashikimeve të këtij vendimi, njofton kandidatin për plotësimin e të metave brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit. Në këtë rast, struktura përgjegjëse për burimet njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Gardës së Republikës ndihmon në mënyrë aktive ushtarakun për plotësimin e të metave të konstatuara.

6. Brenda 5 (pesë) ditëve nga njoftimi për vazhdimin e procedurës për ekuivalentimin e gradës ose përfundimit të afatit për plotësimin e të metave, struktura përgjegjëse për burimet njerëzore në Gardën e Republikës shqyrton kërkesën në përputhje me parimet dhe rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, si dhe dërgon për miratim pranë drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës vendimin për ekuivalentimin e gradës ushtarake me atë të Gardës së Republikës.

7. Kundër vendimit të drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, sipas pikës 6, të këtij vendimi, mund të paraqitet ankim pranë ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe sigurisë publike, në përputhje me rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative.

8. Ministri përgjegjës për çështjet e rendit dhe sigurisë publike shqyrton ankimin dhe nxjerr urdhrin përkatës, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e paraqitjes së ankimit.

9. Ekuivalentimi i gradave bazohet në klasifikimin e gradave ushtarake, të përcaktuara në ligjin nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe në klasifikimin e niveleve, sipas hierarkisë të përcaktuar në ligjin nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”. Mënyra e ekuivalentimit të gradave ushtarake me gradat e Gardës së Republikës së Shqipërisë është, sipas tabelës në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
10. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME