Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVersioni zyrtar i policisë pë vrasjen e 41 vjeçarit Elton Javorit

Versioni zyrtar i policisë pë vrasjen e 41 vjeçarit Elton Javorit

Fier – kur kanë kaluar 24 orë nga vrasja e 41 vjeçarit Elton Javori vetëm pak metra larg banesës së tij në lagjen 16 Prillo në Fier, policia e Fierit ka dal me deklaratë për median me vrsionin e saj zyrtar çka ka hedhur poshtë “legjendat urbane” që qarkullonin kto 24 orë e funditjo vetëm në Fier por edhe më gjerë.

Në njoftimin e saj policia pohon se në automjetin tip benz kanë qënë dy vllezër Agim Gashi 35 vjeç që ka qëlluar mbi të dhe i vëllai i tij 33 vjeç që ka qënë duke drejtuar mjetin. Policia pohonë se pasi është gjuajtur me pistoletë në drejtim të 41 vjeçarit Javori ai i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur edhe ai me pistoletë, por pa plagosur njeri.

Mesditën e sotme familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtujmirën e fundit në ceremoninë mortore të 41 vjeçarit Elton Javori

Ja dhe njoftimi për shtyp i policisë Fier

Informacion shtesë në lidhje me mekanizmin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen “16 Prilli”, ku mbeti i vrarë shtetasi E. J., 41 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier dhe atyre të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetetit, rezultoi se:

Ditën e djeshme në lagjen “16 Prilli”, Fier, nga një automjet tip “Benz”, nga krahu i pasagjerit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Fuoristradë” e cila drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.

Pas këtij veprimi, shtetasi E. J., ka qëlluar disa herë me armë zjarr pistoletë në drejtim të automjetit tip “Benz”.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi E. J., 41 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip “Benz” janë shtetasit A. G., 35 vjeç dhe K. G., 33 vjeç(vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip “Fuoristradë”, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me nr trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis shtetasit A. G. dhe shtetasit E. J. për motive të dobëta.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe mbledhjen e te gjitha provave për dokumentimin e plotë të saj.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasve A.G. dhe K.G., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME