Policia e Lezhës ka dhënë informacione rreth vrasjes se biznesmenit, Ardian Nukulaj në lokalin e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30. Policia pohoi se po vijon puna për arrestimin e autorëve.
Vritet në Shëngjin Ardian Nikulaj (Marku), ish-kandidat për deputet i PSD në zgjedhjet e vitit 2021. 51-vjeçari, i cili garonte në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë, u ekzekutua ditën e sotme brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Ardian Nikulaj, është babai i 4 fëmijëve, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e atentatit të kryer ndaj tij. Paraprakisht, dyshohet se është ekzekutuar nga dy persona të cilet kanë lëvizur me një motor.
Njoftimi:
Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.
Viktima, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve, e një prej tyre është edhe hoteli dhe lokali ‘Coral’ në zonën e Ranës së Hedhun, si dhe është pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.
Ardian Nikulaj ka ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën ka pasur atë ‘Marku’. Biznesmeni i njohur në Lezhë, në të shkuarën ka qënë edhe Ish-kreu i Aluznit. Nderkohë që mësohte se ka qënë i dënuar për disa vepra penale.
Ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për ‘armëmbajtje pa leje’. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003 shkruan dosja.al.