Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBiznesmeni Nikulaj u ekzekutua me 7 plumba, ja fotua e autorit

Biznesmeni Nikulaj u ekzekutua me 7 plumba, ja fotua e autorit

Biznesmeni Ardian Nikulaj është qëlluar me 7 plumba në kokë dhe në trup ditën e sotme në Shëngjin.

Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Ardian Ardian Nikulaj. Vrasja e biznesmenit ndodhi në lokalin e tij. Gazetarja Klodiana Lala raporton se duke iu referuar burimeve, viktima kohët e fundit udhëtonte me makinë të blinduar.

Më herët ai kishte qenë emigrant jashtë shtetit, ku kishte punuar për shumë vite dhe pas kthimit të tij në Shqipëri, kishte investuar në zonën e Lezhës, në ndërtim dhe biznese të tjera.

Ai ishte kreu i PSD-së dhe kandidatonte si këshilltar ndërsa mbështeste koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Më herët kishte qenë kreu i ALUINZ-it. Ndërkohë, autorët, që udhëtonin me një motoçikletë, ishin të maskuar.

Policia është vënë në gjurmët e autorëve të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Burime informacioni bëjnë me dije se policia ka identifikuar makinën e autorëve, një Range Rover me targa angleze me ngjyrë të zezë. Gjithashtu kanë identifikuar veshjen e autorëve. Ai që ka qëlluar ka qenë i veshur me uniformë shërbimi ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshent.

Ky është momenti që autori i drejton armën në distancë shumë të afërt Adrian Nikulajt brenda në lokalin e tij në Shëngjin, teksa po konsumonte kafenë.

Sikurse duket në foton pak sekonda para ekzekutimit, autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe me maskë në fytyrë.

Ai e ka qëlluar 7 herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit dhe është larguar me motor, teksa ende ndodhet në arrati.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME