Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeVIDIO500 familje në lagjen Mbrostar Ferko pa rrugë e kanalizime. Armando ,...

500 familje në lagjen Mbrostar Ferko pa rrugë e kanalizime. Armando , boll me mashtrime (vidio)

500 familje në lagjen “Mbrostar Ferko” në Fier pa rrugë të shtruara, pa trotuare e kanalizime të ujrave të zeza.

Fushata elektorale zyrtarishtë sapo ka nisur ndërkohë që kryebashkiakët që rikandidojnë asfaltin elektoral kanë kohë që e shtrojnë rrugëve të qyteteve e fshatrave që ata përfaqësojnë.
Mbi 500 familje të lagjes Mbrostar Ferko në Fier vuajnë mungesën e asfaltimit të rrugëve, ndriçimit të tyre dhe të trotuareve, ndërkohë që afro 50% e tyre plus këtyre vuajnë edhe mungesën e kolektorit kryesorë të ujrave të zeza.
Banorët janë ankuar zyrave të bashkisë, dikush ja ka thënë edhe në sy kryebashkiakut Armando Subashi por situata vijon e njëjtë, në dimër na duhet autoblinda për të kaluar, ironizojnë banorët

Nga ana tjetër kryetari I PL për Fierin Arben Çuko si dhe Kreu I listës për këshilltar bashkiak nga kjo parti Kristian Kina kanë pohuar se asfalti elektoral I Subashit do të marr fund në 14 maj kur qytetarët do ta votojnë kundër duke e “shkundur” votën

Të mashtruar nga 7 mandate qeverisje lokale prej socialistëve baorët e kësaj lagje kanë pohuar se në 14 maj do të bëjnë ndryshimin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME