AKTUALITETTOP-NEWS

Vjosë del nga shtrati pranë Mifolit, ngushtohet qarkullimi në aksin Levan–Vlorë

Vlorë – Prurjet e shtuara të lumit Vjosë kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në aksin kombëtar Levan–Vlorë

Në segmentin pranë urës së Mifolit, uji ka dalë nga shtrati dhe ka pushtuar një pjesë të autostradës, duke ngushtuar ndjeshëm rrugën.
Në sensin e lëvizjes së automjeteve nga Vlora në drejtim të Levanit, Policia Rrugore ka vendosur sinjalistikë paralajmëruese, pasi nga dy korsi lëvizjeje ka mbetur funksionale vetëm njëra.

Qarkullimi po zhvillohet me vështirësi dhe nën monitorimin e forcave të policisë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment, për të shmangur aksidente të mundshme.

Situata po ndiqet në kohë reale dhe në rast përkeqësimi të kushteve, nuk përjashtohet marrja e masave të tjera për sigurinë e përdoruesve të rrugës.

https://www.facebook.com/share/v/1D8hmrNj1D/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button