Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVodhën me anë të mashtrimit, 4 në pranga

Vodhën me anë të mashtrimit, 4 në pranga

Fier – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasit G. M., 20 vjeç, F. Z., 23 vjeç dhe F. Y., 21 vjeç, të tre banues në Mallakastër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me anë të mashtrimit, një shumë parash, një shtetasi tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin V. H., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur një 34-vjeçare, në qytetin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME