Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedVon der Leyen shtyn vizitën për në Malin e Zi

Von der Leyen shtyn vizitën për në Malin e Zi

Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen në Mal të Zi është shtyrë. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Informative e BE-së. Më pas u njoftua se mbërritja e von der Leyen në Mal të Zi u shty për shkak të mjegullës në aeroportin e Beogradit.

“Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër. Kjo  për shkak të kushteve atmosferike. Avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratë.

Dje, von der Leyen ishte në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) dhe Serbi. Sot ishte menduar të ishte në Mal të Zi, si pjesë e një vizite rajonale në Ballkanin Perëndimor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME