Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e 67 vjeçarit Petraq Gjika, policia ende pa autorë

Vrasja e 67 vjeçarit Petraq Gjika, policia ende pa autorë

Fier – Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 67 vjecari Petraq Gjika, ende nuk ka një autor ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e një vrasje për motive banale.  Burime të sigurta kanë pohuar se ende nuk është gjetur thika me të cilën autori ka kryer krimin edhe pse është krehur një territor i gjerë.

Mësohet së viktima ka qenë ne kabinën ku qëndronte për të bërë roje, ndërsa ka dalë prej aty pasi ka parë levizje.  Autori e ka goditur me thikë në zonën e barkut, e në tentativë për tu mbrojtur 67 vjecari ka ngritur duart, aty ku janë vënë re edhe të tjera shenja të prerjes me thikë. Pasi është siguruar që 67 ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr atë deri në afërsi të koshit të mbeturinave, duke mbuluar me plasmas vendin ku kishte kryer vrasjen e ku ndodhej edhe pellgu me gjak. Dyshimet janë që autori është larguar bashkë më thikën që ka kryer krimin, një mjet prerës më i madh se thika e bukës, është larë në një çezmë pranë rrugës dhe është larguar. Dyshimet janë që autori ka fshehur jo vetëm thikën por edhe rrobat që kishte veshur, pasi mendohet që kanë qenë me shenja gjaku.

Burime informacioni nga grupi hetimor pohuan se viktima kishte 15 goditje, kryesisht ne gjoksin e djathte nje ne zener, dy ne drejtim me melçine poshte brinjes, nje ne kofshen e majte nga brenda, nje ne parakrahun e djathte

Ai ështe mbrojtur, nuk janë përleshur me autorin, pohuan këto burime. Goditja me thikë në parakrah e ka kap shkarasi thika dhe I ka bere plage te madhe prerese

Viktima  është I martuar 3 femije, nuk eshte i divorcuar

Ai ishte ne vendroje dhe ishte me shaka ne kembe, kepucet I kishte hequr dhe I kish lene te kabina e rojes. 

Dy janë pistat e hetimit, zënkë e çastiit ose kur ka qënë në tavolina që pinte e shante dhe ata që ulej e mund tël keq qënë ndodkush që e ka qëlluar. Policia ka marr në pyetje edhe kolegun e tij të turnit të dytë që kish lënë punën duke ja dorëzuar viktimës e kish ikur.

Nga ana e policisë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje të njohur të 67 vjecarit, persona me të cilët ai kalonte kohën gjatë momentit që ishte në punë si dhe familjarë të që mund të kenë dijeni për kontaktet e fundit të Gjikës.  Në ditët përpara ngjarjes 67  vjecari qëndronte me roje të serave të tjera si dhe cobanë të cilët ruajnë bagëtitë në zonën e Mbrostar Urës.

15 ka qenë numri i të marrëve në pyetje të cilët pasi kanë dhënë deponimët përkatëse janë lënë të lirë.  Nga ana tjetër, sekuestromi  i kamerave të sigurisë të serës dhe subjekteve të tjera, pritet të zbulojnë lëvizjet gjatë orëve të natës dhe në të gdhirë, kur u gjet edhe trupi i pajetë.  Ky i fundit u zbulua nga roja i një tjetër sere, i cili ka njoftuar edhe policinë e Fieri se ka parë të vdekur 67 vjecarin Gjika.

67 vjecari Petraq Gjika përcillet për në banesën e fundit këtë të diel ora 11 në varrezat e fshatit Grecalli, ndërsa të afërmit nuk kanë pranuar të flasin rreth ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME