Mallakastër – Ngjarja rende e ndodhur diten e djeshme ne Florida te Shteteve te Bashkuara te Amerikes , ku 34- vjecari Renato Muhaj, ka vrare ish- bashkeshorten e tij Suela Saliaj , ka shokuar banoret e fshatit Ngraçan ne Mallakaster , ku e ndjera ka kaluar femijerine e saj.
Me lot në sy banoret tregojne se vajza dhe familja e saj ishin njerez teper te nderuar ne zone dhe nuk mendonin kurre se marresa e saj do te kishte nje fund te tille tragjik.
Nje banore tregon se e ndjera Suela Saliaj ishte rritur se bashku me vajzat e saj , nderkohe qe ende ruanin lidhje ne rrjetet sociale.
Ne Ngracan banesa e familjes Saliaj eshte e mbyllur pasi prej vitesh aty nuk banon askush teksa tek te gjithe banoret kane mbetur tashme vetem kujtimet e mira dhe dhimbja per vajzen e vrare nga ish- bashkeshorti.