Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTokat në Vajkan, Verri, Kallm i madh dhe i vogël po lihen...

Tokat në Vajkan, Verri, Kallm i madh dhe i vogël po lihen djerr ose po mbillen me foragjere, nuk po mbillen me perime e zarzavate të stinës si dikur

Fier – Tokat e zonës së Myzeqesë së Fierit po lihen djerr ose po mbillen me foragjere, nuk po mbillen me perime e zarzavate si dikur, nuk ka tregje, nuk ka fuqi puntëre.

Sipërfaqet e tokave të fshatrave Vajkan, Verri, Kallëm i Madh dhe Kallëm i Vogël nuk po mbillen më si dikur me perime e zarzavate të stinës por po lihen djerr ose foragjere, bazë ushqimi për bagëtitë që ua shesin blegtorëve të rretheve malore të tjera dhe kjo për shkak të mungesës së tregjeve, mungesës së subvencioneve nga qeveria por dhe ajo e fuqisë punëtore që ka ikur në emigracion sepse këtu pagesat janë të ulta për ditë pune.

Nga biseda me ta mësojmë se fuqi punëtore nuk ka, tregje për të shitur prodhinet e tyre bujqesore nuk ka, në gjithë fshatin 3 a 4 puntërë krahu ka. Për 8 orë punë marrin 20 apo 25 mijë lekë, punoj sezonal në Greqi, thotë një prej tyre ( ai qe po punonte ullinjtë) atje për 7 orë punë merrnin 35 deri 50 euro në vjelje mandarunash. Ktu puntorë ska sepse edhe kta që kërkojnë i paguajnë pak

Ngado ku hedh sytë, dikur këto sipërfaqe toke mbilleshin me pras, lakër, spinaq, lakrame, grurë, misër pra prodhime të stinës, tani janë lën djerr ose mbillen me foragjere për bazë ushqinore sepse edhe me grurë e misçr që i mbillnin tani dalin me humbje, nuk ka rendiment.

Të ndodhur në kushte të tilla ku qeveria nuk i subvensionon, puntorë nuk ka sepse nuk paguhen sa duhet dhe kanë emigruar, tregje e shitje nuk ka dhe kjo bën që të ulet pagesa sikundër edhe çminet e larta të plehrave kimike. Rezultati: tokat afro 40 % po lihen djerr ose po mbillen me foragjere për bazë ushqimore që u shitet blegtorëve të zonave malore të rretheve të tjera .

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME