Friday, May 10, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMallakastrioti vret gruan në Amerikë

Mallakastrioti vret gruan në Amerikë

SHBA – Suela Saliaj, me profesion bankiere, është 32-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti i saj në Florida, SHBA. Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA. Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

Fillimisht raportohet se Renato Muhaj dhunoi prindërit e tij, në Clearwater rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, ku u kishte marrë telefonat për të mos raportuar në Polici dhe të kërkonin ndihmë. Autoritetet amerikane pasi morën informacionin kanë shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin Morton Plant për trajtim mjekësor.

Më pas policia e Clearwater ka kontaktuar me Departamentin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e 34-vjeçarit shqiptar. Policia e Largo ka gjetur adresën e tij të banesës nëpërmjet një biletë parkimi që autori i dyshuar mori në Pinellas County në shtator 2022.

Efektivët kanë shkuar në banesën e çiftit, ku kanë gjetur të vdekur bashkëshorten e tij, 32-vjeçaren Suela Saliaj, ndërsa nuk kishte asnjë gjurmë nga vajza e çiftit, Alessia Muhaj. Policia ka ngritur alarmin për zhdukjen e saj rreth orës 07:00 të mëngjesit të së hënës, ku u raportua se Alessia dhe babi i saj mund të ishin udhëtuar me një makinë tip Kia Sportage 2017 me targa të Floridas EJIJ99.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, përmes celularit të Renato Muhaj u zbulua vendndodhja e tij mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater.

Policia shkoi në vendngjarje ku gjetën Alessia dhe babain e saj brenda automjetit në bllokun 1600 të St. Paul’s Drive. Renato Muhaj u vendos në pranga, ndërsa 8-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pranë familjarëve të saj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME