AKTUALITET
Vrasja në Kamëz, zbardhet identiteti i viktimës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës, duke lënë një person të vdekur.
Sipas burimeve për mediat, viktima është identifikuar 26-vjeçari Ardian Baloshi, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se ai është dërguar drejt spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Konflikti bëhet me dije sa ka ndodhur gjatë loje futbolli në kalçeto, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.









