Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrau policin në lule të rinisë/ Mërnica nuk pendohet: Nuk jam bërë...

Vrau policin në lule të rinisë/ Mërnica nuk pendohet: Nuk jam bërë pishman

Fier – Azgan Mërnica nuk është penduar që vrau në lule të rinisë efektivin e “Shqiponjave” , Novruz Cenalia, 28 vjeç.

Mesnatën e djeshme ai u vetëdorëzua në polici, ndërsa para uniformave blu ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Novruz Cenalia.
Sipas 23-vjeçarit, në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe ka menduar që e ka sharë dhe ofenduar dhe në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit.

Sipas tij, ai e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari.

“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë”, mësohet të ketë thënë Mërnica.

Ai i ka treguar policisë se pas vrasjes është fshehur në pyll nëpër ferra.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME