Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETXhixho: Në krah të pedagogëve që kërkojnë rritjen e pagave

Xhixho: Në krah të pedagogëve që kërkojnë rritjen e pagave

Në krah të pedagogëve që kërkojnë rritjen e pagave, vetëm duke mbështetur dijen dhe shkencën mund të ketë zhvillim. 📚🏫

Kërkesa e drejtë dhe e vonuar e tyre duhet të dëgjohet dhe të pranohet me prioritet nga qeveria.

Pedagogët dhe profesorët gjërat kryesore që kërkojnë janë:

1️⃣. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik dhe administrative, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.

2️⃣. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor, që të jetë të paktën 0.3% e GDP, më 2023.

Ndajmë të njëjtin vlerësim me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë se adresimi dhe zgjidhja e këtyre kërkesave është një fillim i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve aktuale dhe klimës në universitetet tona.

Në vend që paratë të shkojnë për inceneratorët që nuk djegin gjë tjetër veç ëndrrat e të rinjve shqiptarë që po e kërkojnë shkollimin jashtë si të vetmen rrugë, qeveria duhet të kanalizojë fonde për rritjen e pagave të pedagogëve dhe financimin e kërkimit shkencor.

Është dramatike që listës së të ikurve t’i shtohen nesër të gjithë ata që kanë nënshkruar këtë peticioni. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë Klodian Zoton me shokë, ndërsa shohim si truri dhe rinia e këtij vendi ikin pa ndalim.

Arsimi është prioriteti ynë kombëtar për të ndalur shpopullimin dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres dhe të ardhme të sigurt europiane.

I bëjmë thirrje qeverisë të reagojë urgjent!

Arsimi është e ardhmja, nuk janë as koncesionet, as inceneratorët!

Jemi me Ju!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME