Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia në 24 orët e fundit, një në pranga dhe 8 në...

Policia në 24 orët e fundit, një në pranga dhe 8 në hetim të lirë

Fier – Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., 55 vjeç, banues në Patos, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Sh. P., banues në Vorë dhe T. L., banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetet e tyre, mallra të ndryshme, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

Sh. B., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë gjetën një tabelë për sinjalizim ndalimi si ajo e Policisë Rrugore;

E. Ç., 25 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin E. Zh., 37 vjeç;

N. B., 64 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka marrë pa të drejtë fëmijën e ish-bashkëshortes së djalit;

G. M., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur për motive të dobëta, shtetasen Y. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

P. P., 56 vjeç, banues në Goriçaj, pasi ka kanosur vëllanë e tij, i cili ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje;

A. M., 56 vjeç, banues në Këmishtaj, pasi ka goditur shtetasin Rr. A. dhe i ka dëmtuar automjetin, për motive të dobëta.

U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në datën 15.09.2022, shtetasi B. Ç., 63 vjeç, banues në Mallakastër, ka pirë fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME